English

Berisha rikthen Nishanin për Ministër të Brendshëm

Tiranë, 20 prill, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka dërguar sot për dekretim nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, emrin e Bujar Nishani si Ministër i Brendshëm. Burime nga mazhoranca bëjnë të ditur se kreu i qeverisë ka vendosur që të kthejë në një nga dikasteret më të rëndësishme, ministrin Bujar Nishani.

Nishani aktualisht mban postin e Ministrit të Drejtësisë, ndërkohë që ka drejtuar Ministrinë e Brendshme gjatë vitit 2007 deri në vitin 2009.

Në praktikën e ndjekur gjatë qeverisjes së kryeministrit Berisha, që nga viti 2005, kjo është hera e parë që një ministër kthehet në dikasterin e tij të mëparshëm.

Ndërkohë që ende nuk kanë konfirmime të emrave të ministrave që do të mbajnë postet e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Turizmit.

Ndryshimet në kabinet erdhën pas largimit të dy ministrave, Lulzim Basha dhe Ferdinand Xhaferraj për fushatën elektorale. Basha është i angazhuar në fushatën për kryetar Bashkie në Tiranë, ndërsa Xhaferraj për Bashkinë e Durrësit.

a.k.NOA

KOMENTE