Beograd, 20 prill, NOA – Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, duket se do të njohin një ndryshim të tyre në të ardhmen, nga pala që përfaqëson këtë të fundit.
Një fakt të tillë e ka aluduar vetë kreu i ekipit negociator të Serbisë, Stefanoviç, pas një takimi të zhvilluar me presidentin serb Boris Tadiç, ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiç dhe ministrin për Kosovën Goran Bogdanoviç.
Stefanoviç deklaroi pas takimit se u diskutuan mënyrat e reagimit lidhur me hapat e ardhshëm që mund të marrë secila nga palët e përfshira.
"Nuk dua të nxjerr informacione, por hartuam një skenar deri në detaje për lëvizjet në të ardhmen si dhe për propozimet e ndryshme. Gjërat janë shumë urgjente dhe çdo lëvizje e njëanshme në Kosovë mund të vërë në pikëpyetje gjendjen e brishtë të sigurisë", tha Stefanoviç.
n.e/NOA