English

Darka e Fundit? Krishti e mbajti të mërkurën, dhe jo të enjten

Kembrixh, 20 prill, NOA - Kolin Humphreys, një shkencëtar në Universitetin e Kembrixhit, është i sigurt për një gjë: se Darka e Fundit e Krishtit, u mbajt të mërkurën dhe jo të enjten.

Këtë fakt, ai e ka publikuar në librin e tij, “Misteri i Darkës së Fundit”, me anë të të cilit profesori i njohur kërkon të "çmontojë" datat e pranuara në krishtërim për festimin e Pashkëve referuar të dhënave astronomike, historike dhe biblike.

E në qoftë se teza e tij do të ishte e vërtetë, ajo që zakonisht festohet si Darka e Fundit, do të ishte në fakt e parafundit e Jezu Krishtit para kryqëzimit të tij.

Dhe rrjedhimisht, E enjtja e Shenjtë i bie të shtyhet për një javë.

Kërkimet e historianit të Kembrixhit nisën pasi ai pa sesi kishte një mospërputhje të dukshme në Bibël. Ungjilltarët Mateu, Marku dhe Luka shkruan se Darka e Fundit, përkoi me fillimin e kremtimit të Pashkës hebreje, ndërsa Gjoni thotë se ishte një vakt normal që hahet një ditë më parë.

Humphreys beson se "populli hebre nuk e ngatërroi kurrë drekën e Pashkëve me një tjetër vakt, kështu që ka shumë gjasa që ungjijtë të jenë të gabuar në lidhje me të".

n.e/NOA

KOMENTE