Britani, 20 prill, NOA – Një çift britanik ka lindur për herë të dytë, një çift binjakësh, në të njëjtën ditë të vitit me binjakët që kishte lindur më parë.
Një gjë e rrallë kjo, që sipas mjekëve në Angli, e ka probabilitetin të ndodhë në 17 milionë çifte dhe vetë libri Gines i Rekordeve ka konfirmuar se ky është një rast unik në Mbretërinë e Bashkuar.
Madje thuhet se kjo gjë është edhe më e vështirë se të fitosh një llotari kombëtare, pasi në këtë rast ka një shans në 14 milionë persona.
Zonja Bageban, një 34-vjeçare studente e psikologjisë, tha se ishte shumë e lumtur me fatin, duke marrë parasysh koinçidencën e rrallë të ngjarjes, po ashtu edhe i shoqi 33 vjeç.
n.e/NOA