English

Komisioni: Çmimi i energjisë në Kosovë ndër më të ulëtit

Prishtinë, 20 prill 2011, NOA - Komisioni për Buxhetin dhe Financat në Kuvendin e Kosovës miratoi në mbledhjen e sotme katër raporte financiare për vitin 2010 të agjencive të pavarura, mes të cilëve edhe atë mbi energjinë, kur del se çmimi i energjisë në Kosovë është ndër më të ulëtit në rajon.

Në këtë mbledhje u prezantua raporti vjetor financiar i Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), ku është shënuar progres gjatë vitit të kaluar buxhetor.

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), Driton Gjonbalaj raportoi për të ardhurat dhe shpenzimet e AAC-së, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të anëtarëve të komisionit.

Komisioni kuvendor vlerësoi raportin si të hartuar mirë dhe konform ligjit, duke i dhënë edhe miratimin dhe dërgimin e tij në Kuvend.

Ndërkohë u bë edhe një pasqyrë përmbledhëse financiare e vitit të kaluar për Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Anëtarët e komisionit ngritën një varg çështjesh që lidheshin me përmbajtjen e raportit dhe problemet me furnizimin me energji elektrike.

Hamiti iu përgjigj shqetësimeve të anëtarëve rreth çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se çmimi i energjisë në Kosovë është ndër më të ulëtit në rajon.

Pas miratimi edhe të raportit mbi energjinë, komisioni përkrahu edhe raportet vjetore financiare të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave dhe të Institutit Gjyqësor të Kosovës, të cilët u prezantuan nga drejtorët e tyre, Enis Berisha e Lavdim Krasniqi.

mit/NOA

KOMENTE