English

Kosova mbyll regjistrimin e popullsisë, pjesëmarrja më pak se dy milion banorë

rishtinë, 20 Prill, NOA – Kosova ka finalizuar procesin e regjistrimit të popullsisë, edhe pas katër ditëve shtesë që u caktuan për përmbylljen siç duhet të tij

Të dhënat paraprake nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe organizatave joqeveritare në Kosovë, bëjnë me dije se në këtë regjistrim, u arrit që të regjistroheshin më pak se dy milion banorë.

Mësohet gjithashtu, se serbët në veri të Kosovës nuk kanë dashur fare që të marrin pjesë në këtë proces.

Tashmë, rezultatet zyrtare të këtij procesi, pritet që të publikohen në muajin qershor, ndërsa ai u shty edhe për 4 ditë të tjera pas afatit 15-ditor që ishte caktuar, me qëllimin që brenda tij të përfshiheshin sa më shumë qytetarë të ishte e mundur.

n.e/NOA

KOMENTE