English

Lind për herë të dytë binjakë, në të njëjtën ditë me të parët

Angli, 20 Prill NOA – Zakonisht për prindërit, harku vjetor i ditëlindjeve të fëmijëve të tyre është diçka pozitive, por Tracey dhe Davood Bageban nuk janë i të njëjtit mendim.

27 shkurtin e kaluar çifti anglez ka sjellë në jetë për herë të dytë një çift binjakesh, Dolcie dhe Elisia, në të njëjtën ditë kur tre vite më parë lindën Diego dhe Armani, edhe ata binjakë monozigotë.

Ajo çka është më e jashtëzakonshme është mënyra natyrale që kanë lindur ata, ku probabiliteti është 17 milionë në 1.

Libri Guinness ka konfirmuar se bëhet fjalë për një rekord unik në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Në Angli lind një çift binjakësh në 64 raste.

Duhet thënë se ky numër është rritur me kalimin e kohës sidomos vitet e fundit. Megjithatë 30% e binjakëve është monozigot, ku probabiliteti që dy çifte binjakësh të jenë të së njëjtës ditë janë një në 17 milionë.

Zonja Bageban, një 34-vjeçare studente e psikologjisë, ka pohuar se është ndjerë shumë e lumtur dhe me fat për këtë lindje, kjo duke konsideruar veçantinë e këtij eventi.

Zoti Bageban aktualisht 33-vjeç, punon si një drejtor i një dyqani nga i cili fiton dhe të ardhurat që sjell në shtëpi.

Për tu theksuar është se binjakët më të mëdhenj ndihmojnë mama e tyre teksa kujdeset për më të vegjlit dhe kjo kur shohin se vajza fillon të qajë.

r.b/NOA

KOMENTE