English

Naço e Koka premtojnë investime në komunën Nikël

Durrës, 20 prill, NOA – “Më shumë investime dhe me projekte konkrete për banorët e komunës Nikël”. Këto kanë qenë premtimet që kanë dhënë deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nasip Naço dhe Lefter Koka gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në komunën Nikël, në qarkun e Durrësit, Avdi Vathi.

Deputeti Koka, ka falënderuar mbështetjen që kjo zonë po jep për LSI-në.

“Kandidati Vathi,- u shpreh deputeti qarkut të Durrësit Koka, - është një kandidat që është zgjedhur nga ju dhe do të punojë për ju. Sepse sipas tij, kjo zonë ka nevojë për vëmendje , ka nevojë për investime dhe mbi të gjitha sipas tij, kjo zonë duhet njëherë e mirë të ndahet nga njerëzit abuzues me fondet që vijnë këtë komunitet”.

Dhe kjo sipas deputetit Koka do të marr fund njëherë e përgjithmonë me zgjedhjen e Vathit në krye të kësaj komune.

Nga ana tjetër, Nasip Naço, në cilësinë edhe të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, ishte më konkret duke theksuar se kjo zonë do të ketë vëmendjen e pushteti qendror. Sepse edhe sipas tij, fondet e akorduara për këtë komunë janë shpërdoruar nga kryetari aktual i Niklës.

“Së bashku me Vathi si kryetar komune ne do të realizojmë gjera të prekshme për këtë komuniteti. Kjo gjë do të fillojë me ngritjen e infrastrukturës energjetike duke vendosur një sistem të ri të këtij rrjeti”, tha Naço.

Duke mbetur në këto argumente, Ministri i Ekonomisë theksoi se “brenda muajit së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Vasili do të vizitojmë sërish këtë zonë për të bërë publike hapjen e një qendre të re shëndetësore për këtë komunitet. Kjo zonë e cila është shumë afër Kryeqytetit ka nevojë edhe për investime dhe kjo do të arrihet nëpërmjet mbështetjes që qeveria do të japi projekteve konkrete që z. Vathi si kryetar i ri i kësaj komune do të bëjë në të mirë të këtij komuniteti të mrekullueshëm”, tha dje Naço.

a.k.NOA

KOMENTE