Tiranë, 20 prill 2011, NOA- Kreu i qeverisë Sali Berisha tashmë i ka bërë zyrtare ndryshimet në qeveri.
Emri i Bujar Nishanit dhe ndryshimi i ministrisë që ai do të drejtojë është dërguar në Presidencë për të marrë dekretin e Presidentit të vendit Bamir Topi.
Kryeministri Berisha i ka propozuar Presidentit të Republikës vendimin për shkarkimin e Bujar Nishani nga posti i Ministrit të Drejtësisë dhe emërimin e tij në postin e Ministrit të Brendshëm.
Ndërkaq lidhur me këtë ndryshim pritet vetëm dekreti i kreut të shtetit.
Propozimi i plotë:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Kryeministri
L Ë N D A: Propozim për shkarkim dhe emërim në detyrë
PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
Z. BAMIR TOPI
T I R A N Ë
Në mbështetje të pikës 1, të nenit 98, të Kushtetutës,
P R O P O Z O J:
1. Shkarkimin e z. Bujar Nishani nga detyra e ministrit të Drejtësisë.
2. Emërimin e z. Bujar Nishani në detyrën e ministrit të Brendshëm.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
a.y/NOA