English

Obama si bir majmuni, fotoja që tronditi SHBA-të

Uashington, 20 prill, NOA – Presidenti amerikan Obama, i montuar si një bir majmuni me prindërit e tij majmunë, është imazhi më i fundit që ka tronditur Shtetet e Bashkura të Amerikës.

Fjala është për foton e dërguar me postë elektronike nga Marilyn Davenport, një përfaqësues i rrymës ultra-konservatore të “Tea Party”, e cila tregon Obamën si të jetë fëmija i një çifti majmunësh.

Poshtë fotos, Davenport shkruante se “Tashmë kuptohet përse presidenti nuk ka një çertifikatë lindje”.

Debati për origjinën e vërtetë të Obamës ka lindur në Amerikë, që kur për të u tha se nuk gjendej dot çertifikata origjinale e lindjes së Obamës në ishujt Hauai.

n.e/NOA

KOMENTE