English

Parashikimi i motit për 21 prill 2011

Tiranë, 20 prill 2011, NOA- Dita e nesërme do të dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit, përjashtim bëjnë zonat malore juglindore të cilat do të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mesdita do të sjellë diell në të gjithë territorin e vendit.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të karakterizohet nga kthjellime në zonat e ulëta dhe ato bregdetare duke lënë vranësirat të pranishme vetëm në zonat malore. Gjatë natës parashikohet që vranësirat të largohen nga zonat malore dhe për pasojë i gjithë vendi do të jetë i kthjellët.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme, ato do të qëndrojnë konstante si në vlerat minimale dhe në ato maksimale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim perëndimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të mbetet i ulët.

Europa

Nesër, Europa Jugperëndimore do të mbetet me vranësira dhe shira me intensitet të lartë ku situata më problematike do të jetë në Portugali pasi shirat do të shoqërohen me stuhi të fuqishme ere. Po ashtu vranësira dhe reshje shiu e dëbore do të ketë në Europën Veriore dhe Verilindore, por intensiteti i tyre do të jetë më i dobët. Në kushte të paqëndushme atmosferike paraqiten ishujt Britanikë ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent gjatë gjithë ditës, ndërsa Europa Qëndrore, Lindore, Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani do të mbeten me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Spanja dhe Portugalia alarmojnë për erë të fortë dhe shira intensive

- Norvegjia rrezikon stuhi ere dhe reshje dëbore

- Rusia do të alarmojë për dëbore të pakët

a.y/NOA

KOMENTE