English

PD: Sipas fjalëve të Ramës, Tirana do kishte 30 parqe Rinia...

Tiranë, 20 prill 2011, NOA – Në kundërpërgjigje të premtimeve të kryebashkiakut Edi Rama për gjelbërimin në Tiranë, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Taulant Bino, njëherësh zëvendësministër i Mjedisit deklaroi sot se Rama gënjen pasi në rast se fjalët e tij do të ishin të vërteta Tirana duhet të kishte sot 30 parqe Rinia.

“Vetëm dje, Rama tha se Tirana ka 4.7 m2/frymë. Rama vazhdon të na gënjejë edhe sot. Pasi Tirana jonë ka vetëm 2.8 m2/frymë ndërkohë që sipas rregullores së Urbanistikës, norma minimale e gjelbërimit është 7 m²/banor. Sot Tirana ka 35% më pak se në vitin 2005 dhe 58% më pak se premtimi për vitin 2008. Sikur fjalët e z. Rama të ishin të vërteta, Tirana duhet të kishte edhe 30 Parqe Rinia! Ku janë?”, bëri me dije Bino.

Bino tha se Rama gënjen kur thotë se falë tarifës së gjelbërimit, ka mbjellë 55

mijë pemë, ndërkohë që Parku i Liqenit Artificial ka gjithë-gjithë 30 mijë

pemë .

“Pra sipas z. Rama duhet të kishim edhe një tjetër park të Liqenit! Ku

është ky park?” tërhoqi vëmendjen zëvendësministri i Mjedisit.

Sipas tij hapësirat e gjelbra janë reduktuar, ndërkohë që taksa e gjelbërimit vetëm në

dy vitet e fundit është rritur 250-300%.

Ai theksoi se të ardhurat e Bashkisë nga taksa e

gjelbërimit në 4 vitet e fundit shkojnë në rreth 17 milionë dollarë, ku nga këto

6.4 milionë dollarë vetëm në 2010, 5.7 milionë në 2009-ën, 3.5 milionë në 2008-ën

dhe 2 milionë në 2007-ën.

Në këtë kontekst Bino tha se 17 milionë dollarët nuk mund të jenë përdorur për gjelbërimin, por janë përdorur në mitingje elektorale.

Bino bëri thirrje që kjo situatë në Tiranë duhet të ndryshojë, e sipas tij Tiranës nuk i nevojitet një kryebashkiak që synon betejën politike kombëtare, por një

kryebashkiak për Tiranën.

mit/NOA

KOMENTE