English

Plagoset 31-vjeçari, në kërkim autorët

Tiranë, 20 prill, NOA – Një person është plagosur mbrëmjen e djeshme në një prej rrugëve të kryeqytetit me armë zjarri. Personi i plagosur është Redi Dizdari, 31-vjeç, me banim në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.55’, në rrugën “Thanas Ziko”.

Policia njofton se ka arritur të identifikojë autorët e ngjarjes, ndërkohë që për arsye të hetimit, emrat e tyre nuk janë bërë të ditur nga policia.

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e hetimit dhe të parandalimit të krimit të komisariatit të policisë Nr.4 Tiranë, si dhe Oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët bënë të mundur këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe marrë e administruar provat.

Nga puna e menjëhershme e strukturave të policisë duke shkëmbyer në kohë informacionet u arrit indentifikimi i autorëve të kësaj plagosje, gjeneralitetet e të cilëve nuk mund t’i bëjmë publike për arsye të hetimit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranë.

a.k.NOA

KOMENTE