Shkodër, 20 prill 2011, NOA- Në vijim të çeljes së fushatës kryesocialisti Edi Rama, këtë pasdite është ndalur në qytetin e Shkodrës për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, Genc Uruçi.
Që në fillim të fjalës së tij ai e cilësoi entuziazmin e qytetarëve si një mesazh të fortë për ta kthyer ditën e 8 majit si nj demonstratë të fuqishme, për të marrë në dorë fatin e votës.
“Unë ndjej domosdoshmërinë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kurthi i varfërisë dhe i papunësisë. Saliu e Jozefina përfaqëson pushtetin që prej vitesh po vjedh Shqipërinë”, deklaroi Rama.
Ai e cilësoi Partinë Socialiste si të vetmen rrugë për qytetarët, duke thënë se është krenar për deputetët e Shkodrës të cilët tha ai janë përfaqësues të denjë të gjithë komunitetit.
Sipas tij kandidatët e koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, janë gjetja e duhur dhe prandaj qytetarët duhet ti votojnë ata.
Më tej ai shtoi se, “Është koha ti japim liri çdo ëndrre duke marrë në mbrojtje të drejtën e çdo familje të zakonshme shqiptare për të jetuar me punë të ndershme, duke i hequr nga skllavëria e listave të dyqaneve të cilët po falimentojnë për shkak të pamundësisë blerëse. Shqipëria sot është kapur nga fyti prej diktaturës së kusarisë që flet për ju e mendon e punon vetëm për vete. Është koha e pjesëmarrjes së të gjithëve në procesin e demokracisë, për të çliruar votën e lirë”. (Vijon...)
a.y/NOA