English

Rama: Zgjedhjet e 8 majit janë thellësisht politike

Tiranë, 20 prill, NOA – Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama prezantoi sot projektin për Lumin e Tiranës. Në një ceremoni të zhvilluar në një prej urave të rikonstrutuar nga Bashkia vitet e fundit, Rama u shpreh se projekti për lumin është “boshti i qytetarisë”.

Ai u shpreh se zhvillimi i kësaj alternative duhet parë edhe si një projekt punësimi dhe mundësi zhvillimi afatgjatë.

“Kemi një territor i cili i ka të gjitha mundësitë për të prodhuar punësim”, tha Rama. Në fjalën e tij kreu i PS-së u shpreh se projektet teknike të PS-së dhe opozitës, kanë nevojë për një votë thellësisht politike në tetë maj.

“Kjo është mundësia për t’u dhënë njerëzve një alternativë të mirëfilltë që duhet t’a përqafojnë me një votë thellësisht politike”, tha Rama.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Erma Xhillari18:42 - 20 Prill 2011
    Zgjedhjet e ketij viti duken shume te tensionuara dhe me nje intesitet te larmishem te deklarimeve dhe premtimeve, ne kundershtim me zgjedhjet e tjera qe kemi pare me shume incidente dhe shprehje te nje politike jo te mirefillte por paksa te rendomte. E gjithe vemendja e poltikaneve eshte perqendruar ne daljen e statistikave te ndermarjeve qe ata kane kryer dhe do te kryejne ne te ardhmen. Statistike apo fakte? Po te mbledhesh gjithe takimet e bera ne Ballsh, Patos, Shkoder etj del se Shqiperia eshte kthyer ne nje kantier ndertimi dhe se gjashtefishi i te nesermes na con drejt nje standarti Super Europian. Megjithate le ti qendrojme fakteve, shume rruge dalin te perfunduara,kanalizime, qendra shendetesore te ndertuara (apo rindertuara)dhe perseri ne nga viti ne vit mbetemi po ne stadin e fillimit ku shpesh ne lajmet dhe kronikat e ndryshme televizive problemi i varferise dhe i mungeses se ushqimit del si problemi kyc qe nuk e gjeti kurre rrugen per te dale nga kjo skamje, si lokaliteti i Gruemires. Flasim shume per zgjedhje te standartit te larte Europian kur ne nuk mund te shkeputemi nga inferioriteti i sotmes, dhe i dyshimit per te ardhmen. Megjithate, kur ndeshesh ne nje fasade te madhe, se si do te jete Tirana te nesermen, ndihesh disi i plotesuar dhe i imponuar, dhe padashur del jashte ketyre statistikave dhe e shikon te nesermen me nje sy optimist. Perballe statistikave apo fakteve behet nje fushate faktike e rinisur tashme me nje projekt shume mbreselenese. Shume kontradiktore perballja e dy realiteteve, nga kanalizimet tek metroja. Ketu po del poltika si prioritet dhe realiteti si fakt i pakundershtueshem. Lufte korrupsionit thote Ambasadori i Prezences se OSBE ne Tirane Eugen Wollfath.