English

Stefanoviç: Prishtina nuk lëshon pe

Beograd, 20 prill, NOA - Pala shqiptare nuk tregon gatishmëri që të lëshojë pe në qëndrimet e saj në bisedimet me Beogradin, ka deklaruar kryenegociatori serb, Borko Stefanoviç.

Sipas tij, të gjitha çështjet e hapura në tre raundet e bisedimeve në Bruksel nuk janë mbyllur.

Stefanoviç i ka thënë gazetës "Blic" se pala shqiptare sikur përpiqet të fshijë Serbinë nga Kosova, kurse "Beogradi ofron zgjidhje konkrete për rregullimin e gjendjes aktuale, sepse fshirja e Serbisë nga Kosova është e pamundur".

NOA/RFE

KOMENTE