English

Thaçi: Prioritet, reformimi i sistemit zgjedhor

Prishtinë, 20 prill 2011, NOA- Kreu i qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme është shprehur se, procesi i reformimit të sistemit zgjedhor është prioritet i qeverisë.

“Qeveria do të mbështes punën e komisioneve të Kuvendit për reformën e sistemit zgjedhor dhe kushtetues në Republikën e Kosovës”, është shprehur Thaçi gjatë mbledhjes së qeverisë, duke vlerësuar edhe punën e zhvilluar për përfundimin e procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

Ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka informuar kabinetin qeveritar për pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në këtë proces dhe ka theksuar se regjistrimi i popullsisë do të ofrojë pamjen demografike të Kosovës, e cila i ka munguar Kosovës në tri dekadat e kaluara.

a.y/NOA

KOMENTE