English

Vrasjet e protestuesve në Jemen, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-ve

Jemen, 20 prill NOA - Gjendja e rënduar, krijuar në Jemen, pas protestave të javëve të fundit, ka qenë tema kryesore e një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, anëtarët e të cilit kanë debatuar për herë të parë me dyer të mbyllura rreth saj.

Kështu, ata kanë qenë të mendimit që t’i jepej fund dhunës, dhe kanë bërë thirrje ndaj presidentit Ali Abdullah Saleh, i cili shpesh ka përdorur kundër demonstruesve edhe armë zjarri.

Por gjithsesi, nuk u arrit të bihet dakord mbi deklaratën e përbashkët lidhur me situatën, pasi iniciativa ishte bllokuar nga Kina dhe Rusia. Sipas të dhënave të deritanishme, nga protestat e fundit, në këtë vend janë vrarë mbi 100 protestues.

n.e/NOA

KOMENTE