English

Xhaferraj: Paaftësia e Dakos rëndon mbi ju, ai mendon vetëm për vete dhe biznesin e tij

Durrës, 20 prill 2011, NOA- Kandidati i maxhorancës për qytetin e Durrësit Ferdinand Xhaferraj në takimet që ka zhvilluar me qytetarët gjatë ditës së sotme,zon ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me situatën në zonën e Plazhit.

Banorët i parashtruan atij, problemet me të cilat ata përballen, si: rrjeti i amortizuar i kanalizimeve që shkakton përmbytje edhe në verë, raportet jo të drejta mes plazheve private dhe plazheve publike, mungesa e dusheve dhe banjave publike, mungesa e hapësirave të gjelbra, mungesa e mjediseve çlodhëse, disiplinimi i trafikut në rrugën kryesore, etj.

“Ju me të drejtë i shtroni këto probleme, ato kanë vite që ekzistojnë në zonën e Plazhit dhe janë akumuluar dhe rënduar edhe prej paaftësisë së kryebashkiaku Dako për t’i zgjidhur ato. Zoti Dako për katër vjet në krye të Bashkisë mendoi vetëm për vete dhe biznesin e tij, dhe nuk mendoi aspak për hallet dhe problemet e njerëzve”, u tha Xhaferraj banorëve.

Më tej ai theksoi se platforma e tij për zhvillimin e Durrësit mbështetet në tre shtylla: transportin, tregtinë, turizmin.

Ndër të tjera ai u shpreh se, “Turizmi është një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e qytetit, dhe Plazhi nuk mund të lihet në këtë gjendje. Në Plazh është bërë masakër urbane, por zona do të rehabilitohet”.

Sipas tij, edhe pse kaosi urban në Plazh nuk mund të kthehet mbrapsht, ai do të bëhet më mikpritës për turistët.

Ai u kërkoi votën banorëve të Plazhit nën argumentet për zhvillimin e zonës dhe drejtimin e mirë dhe zhvillimin e Durrësit.

a.y/NOA

KOMENTE