English

88 për qind e shqiptarëve, kundër Gruevskit

Shkup, 21 prill, NOA – Anketa e të përditshmes “Dnevnik” ka nxjerrë në sipërfaqe pakënaqësitë e mëdha të qytetarëve ndaj qeverisë aktuale në Maqedoni, e cila drejtohet nga kryeministri Nikolla Gruevski.

Sipas kësaj ankete, një pjesë e madhe e qytetarëve vlerësojnë se qeveria nuk është e aftë që të menaxhojë me problemet me të cilët përballet Maqedonia dhe nuk mund ti besohet.

Në pyetjen se, sa kryeministri Nikolla Gruevski e meriton edhe një mandat të ri, 53 për qind e maqedonasve dhe 88 për qind të shqiptarëve janë përgjigjur negativisht, gjegjësisht 63 për qind e qytetarëve nuk e mbështesin një mandat të ri për kryeministrin, raporton agjencia e lajmeve INA.

Gjithashtu rreth 60 për qind e qytetarëve vlerësojnë se Maqedonia është duke ecur në drejtim të gabuar.

Anketa me kërkesë të gazetës ‘Dnevnik’ është realizuar nga agjencia ‘Rejting’, nga data 9 deri më 14 prill, ku janë përfshirë 1560 anketues.

NOA/INA

KOMENTE