English

Basha: Pas 9 majit, qytetarët bashkëvendimmarrës për fatin e Tiranës

Tiranë, 21 prill 2011, NOA- Njësia bashkiake numër 10 në kryeqytet, ishte stacioni i radhës i ndalesës së kandidatit të koalicionit “Aleanca për qytetarët”, Lulzim Basha.

Në këtë njësi ai prezantoi edhe kandidatin për kryetar të minibashkisë, Blendi Fugën.

Më tej ai u tha banorëve të zonës: “Nëse jeni ngopur me politikë, nëse jeni plot me shpresë për një qytet tjetër, nëse jeni gati ta vendosim qytetin tonë të parin, qytetarët tanë të parët, atëherë unë iu them se unë jam gati. Jam në shërbimin tuaj, jam në dispozicionin tuaj dhe do të punoj me mish dhe me shpirt për t’ia arritur kësaj”.

Basha tha se do e nisë punën me investimet, me ndërhyrjet nga nënkalimet dhe parkimet nëntokësore brenda qytetit, deri në vepra të tilla të cilat sot janë po aq të pamendueshme sa Durrës-Kukës para 5 vitesh, po aq të papërfytyrueshme sa lëvizja e lirë e qytetarëve para 3 apo 4 vitesh, por që nesër do të jenë një realitet i prekshëm për qytetarët e Tiranës.

Kandidati për kryetar të bashkisë së Tiranës, siguroi se pas 9 majit, kur bashkia do të drejtohet prej tij, Tirana nuk do të ketë më vendimmarrës anonim, apo një të vetëm, por të gjithë qytetarët e Tiranës do të jenë bashkëvendimarrës për fatet e qytetit.

Ndër të tjera ai tha se,” koefiçienti i vlerësimit të pronës do të jetë më i lartë, si dhe do të krijohen më shumë hapësira publike”.

a.y/NOA

KOMENTE