English

Berisha: 15 njerëz në PS nuk lejojnë deputetët të votojnë amnistinë

Tiranë, 21 prill, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë seancës së Parlamentit se Partia Socialiste nuk pranon votimin e ligjit për amnistinë fiskale, pasi një gjë e tillë i sugjerohet kreut të PS-së nga kupola e bizneseve të pista afër tij. “E keni nga një grupi i vogël njerëzish, janë 15 njerëz në kryet të PS-së që nuk u lejojnë juve të votoni”, tha Berisha duke shtuar se kjo është kupola e PS-së.

Berisha u shpreh se mos votimi është urdhëruar nga kryetari i Parisë Socialiste. “Kreu i PS ka urdhëruar votimin kundër amnistisë sepse ju urdhëron kupola që e urdhëron atë, pikërisht se janë përjashtuar nga kjo amnisti krerët e Sh.p.k.”, tha Berisha.

Ai u shpreh amnistia nuk do të lejojë pastrimin e parave të bënë nga droga dhe nga politika.

“Më duhet tu them krerëve të SHPK socialist se nuk mund të lejohet amnistimi i parave të krijuar duke përdorur politikën. Do të mbeteni në rrugën e vetme nëse do të mendimi se ne do të amnistohen këto para. Nuk do të amnistohen edhe paratë që vijnë nga krimi dhe droga. Këto dy nuk amnistohen. E kuptova shumë mirë këtë gjë kur doli nga ana e këtij grupi se nuk po përjashtohet teza e ligjit të antimafias”, tha Berisha.

Ai shtoi se “paratë tuaja nuk do të administrohen sa të jetë kjo qeveri në pushtet. Po mbroni paratë tuaja ndaj s’votoni amnistinë dhe ju nuk patët kurajë të dilnit mbi interesat e një grupi të ngushtë dhe të mbështesni biznesin”.

Berisha theksoi se janë rreth 2 mijë dollarë për çdo familje që u falen detyrimet.

a.k/NOA

KOMENTE