English

Bode: Amnistia fiskale, zgjidh çështje të mëdha të ekonomisë

Tiranë, 21 prill, NOA – Aplikimi i amnistisë fiskale zgjidh çështje të mëdha të ekonomisë, duke ndihmuar kështu në zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Një fakt të tillë, ministri i Financave Ridvan Bode, e ka bërë me dije gjatë fjalës së mbajtur sot në seancën plenare, ku po e mbron projektin në fjalë para opozitës skeptike për ta miratuar apo jo.

Sipas Bodes, amnistia fiskale është aplikuar edhe nga shtete të tjera, si Italia përshembull, duke dhënë rezultate pozitive.

“Janë hequr 19 taksa nacionale dhe janë zbutur një sërë tarifash dhe detyrimesh të tjera, e kjo ka krijuar një klimë lehtësuese për biznesin, duke bërë që shumë prej tyre të dalin në dritë pasi e kanë kuptuar se nuk u rëndon shumë po të deklarohen dhe të paguajnë detyrimet fiskale”, tha Bode.

Duke shtuar se është e vërtetë që amnistia po shoqërohet me një falje të gjerë, sepse nuk ka kuptim që detyrimet e mbetura pezull në një periudhë të gjatë informaliteti, të rëndojnë si çekan në kokën e biznesit dhe qytetarëve.

“Opozita në vend të rolit të saj, ka vendosur të përdorë obskurantizmin opozitar”, tha Bode.

n.e/NOA

KOMENTE