English

Digjet posteri elektoral i PD në Shkodër

Shkodër, 21 prill, NOA – Incidenti elektoral i radhës është shënuar në qytetin e Shkodër. Dy të rinj kanë djegur posterin elektoral të zyrës së PD-së në lagjen “Partizani”.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01.30, në një dyqan privat, të dhënë me qera për tu përdorur si zyrë elektorale nga subjekti i Partisë Demokratike, për Komunën Rrethina, të rrethit Shkodër.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka identifikuar autorët. Ata janë; Redon B., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Golem, komuna Rrethina Shkodër dhe Ersid H., 20 vjeç 20, lindur e banues në fshatin Dobraç, komuna Rrethina Shkodër.

Për 17-vjeçarin Redon B. është bërë shpallja në kërkim nga ana e policisë dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë që ndaj të dy të rinjve ka nisur hetimi në gjendje të lirë, për veprën penale të “shkatërrim të pronës me zjarr”.

a.k/NOA

KOMENTE