Havana, 21 prill, NOA – Ai ka kohë që është mënjanuar nga jeta politike e Kubës, pasi drejtimin e vendit e ka marrë në dorë vëllai i tij Raul.
Por duket se Fidel Kastro ka dalë tani përfundimisht nga skena politike pasi vëllai i tij i ka marrë edhe drejtimin e Partisë Komuniste.
Fjala është për liderin e njohur kuban, Fidel Kastro, vëllai i të cilit Raul, u zgjodh edhe sekretar i parë i Partisë Komuniste të Kubës (PCC) në vend të tij, post të cilin e që nga krijimi i saj në vitin 1965.
Tashmë, ish-presidenti nuk është më pjesë e Komitetit Qendror të Partisë me kërkesën e tij, duke e lënë të shkruar me dorën e tij se do të donte që të ishte vëllai i tij ai që do ta drejtonte partinë.
n.e/NOA