English

Franca kërkon intensifikim të sulmeve në Libi

Paris, 21 prill, NOA – Franca kërkon që të intensifikohen sulmet e forcave aleate perëndimore ndaj Libisë.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, sipas të cilit perëndimorët do t’i ndihmojnë më tej kryengritësit libianë që të luftojnë kundër regjimit të Gadafit.

Në këtë mënyrë sipas tij, do të mundet ai që quhet “sundimtari i Libisë”, kolonel Muamar Gadafi.

Mediat franceze bëjnë me dije se një deklaratë të tillë, presidenti francez e ka bërë gjatë një takimi që zhvilloime liderin e Këshillit Kombëtar të kryengritësve, Mustafa Abdel Jalil.

n.e/NOA

KOMENTE