English

Gjykata, 3 vite burg për Xhabir Zharkun, kryetarin e Kaçanikut

Prishtinë, 21 prill 2011, NOA – Gjykata e Prishtinës shpalli fajtor për përfitime korruptive Kryetarin e komunës së Kaçanikut Xhabir Zharku. Kryetari i Kaçanikut u dënua me tre vite burg dhe 1 mijë e 500 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e shpalli atë të pafajshëm për akuzën për kërcënim.

Gjykata e Prishtinës ka dënuar edhe Arsim Kolshin me të njëjtën masë dënimi.

Kurse dy të akuzuarit e tjerë të çështjes Besnik Hasani dhe Nysret Cena janë dënuar secili me një vit e dy muaj burg.

Avokatët e të akuzuarëve janë shprehur gjatë dhënies së pretencës se do të ankimojnë vendimin e Gjykatës së Prishtinës.

mit/NOA

KOMENTE