English

Harron kartën e kreditit, arrestohet plaçkitësi

Itali, 21 Prill NOA - Arrestohet pas katër muajsh nga plaçkitja.

Karabinierët arritën ta gjurmonin atë, falë kartës së kreditit që kishte harruar para se të arratisej nga plaçkitja e një argjendarie, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, për një vlerë prej 150 mijë eurosh.

Pietro Ferrigno, 34 vjeç, është duke u hetuar së bashku me një bashkëpunëtor të tij, i cili ka mbetur ende për tu verifikuar dhe kjo në lidhje me një plaçkitje me armë zjarri, e cila është kryer gjatë dhjetorit të kaluar, në një dyqan në Vicentino të Italisë.

Të dy në një moment të parë, ishte shtirur si blerës dhe për këtë arsye Ferrigno kishte nxjerrë portofolin dhe kartën e kreditit, ku më pas i harroi ato gjatë tentativës për tu arratisur.

r.b/NOA

KOMENTE