English

I vodhi 100 mijë lekë nga çanta një gruaje, kapet hajduti

Tiranë, 21 prill, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë realizuar identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar për vjedhjen e banesës së një gruaje, brenda së cilës ai arriti t’i grabiste 100 mijë lekë nga çanta.

Lajmi bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA prej tyre, duke saktësuar se autori dyshohet të jetë Rait Hysa, 23 vjeç.

Pas një pune intensive, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të kësaj vjedhje dhe fillimi i procedimit penale në ngarkim të tij, për konsumim të veprës penale të Vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE