Pogradec, 21 prill 2011, NOA – 26-vjeçari nga Pogradeci Arjan Mukollari është kapur sot nga uniformat blu të Pogradecit me akuzën për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sipas policisë së Pogradecit Mukollari ishte shpallur në kërkim prej datës 16.05.2009, ndërkohë që Prokuroria e Pogradecit urdhëroi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së qytetit në 02.06.2009 për arrestimin e tij.
Gjykata e kishte dënuar Arjan Mukollarin për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim.
Pas arrestimit Arjan Mukollari po procedohet për veprat penale të shitjes së drogës dhe vjedhjes me dhunë të kryer në bashkëpunim.
mit/NOA