English

KMLDNJ: Kush ka kompetenca mbi drejtësinë?

Prishtinë, 21 prill, NOA - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë shpreh shqetësimin për deklarimet e zyrtarëve të EULEX në lidhje me funksionimin e institucioneve të drejtësisë, në pjesën veriore të Kosovës, e cila administrohet nga strukturat paralele serbe dhe vet Serbia.

“Deklarimet e fundit të shefit të EUELX, De Marnhac dhe të zëdhënësit të këtij misioni në lidhje me funksionimin e gjykatës në veri shtojnë edhe më shumë paqartësinë rreth përgjegjësive dhe kompetencave të këtij Misioni”, thuhet në deklaratën përkatëse.

Duke shtuar se këto deklarime, janë shprehje e veprimeve sipas standardeve të

dyfishta që zbaton misioni i sundimit të ligjit EULEX.

“Sa herë që ky mision ka ndërmarrë aksione arrestimesh apo ndërhyrjesh në drejtësi është arsyetuar me kompetencat ekzekutive që ka në sundimin e ligjit. Pyetja që tani shtron

KMDLNj është se; deri ku shtrihet këto kompetenca ekzekutive? Dhe se pse

këto kompetenca zbatohen thuaja ekskluzivisht në bazë të parimit etnik?”, vijon më tej deklarata.

Duke përfunduar se sipas KMDLNj, zbatimi i ligjit është ngushtë i lidhur me funksionimin unik të institucioneve të drejtësisë e nëse EULEX ka kompetenca ekzekutive në këtë fushë, atëherë ato duhet të vlejnë për tërë territorin e Kosovës.

Në të kundërtën, EULEX është duke humbur legjitimitetin ekzekutiv në këtë fushë.

“EULEX në bazë të veprimeve, për çdo ditë është duke dhënë sinjale mbi standardet e dyfishta që po i zbaton në Kosovë. Rasti i pengimit të ndërhyrjes së institucioneve të Kosovës në veri ishte arsyetuar me kompetencat ekzekutive, kurse në funksionimin e institucioneve të drejtësisë arsyetohet me mungesën e kompetencave ekzekutive”, përfundon deklarata e KMDLNJ.

n.e/NOA

KOMENTE