Kajro, 21 prill, NOA - Rreth 850 civilë janë vrarë gjatë protestave të Egjiptit, nga forcat shtetërore. Një fakt i tillë citohet në raportin e publikuar nga komisioni hetimor mbi ngjarjet e dhunshme që ndodhën në vendin afrikano-verior gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti.
Madje anëtarët e këtij komisioni, kanë arritur deri aty sa të fajësojnë direkt qeverinë e atëhershme dhe vetë ish-presidentin egjiptian Hosni Mubarak për përgjegjësi në vdekjen kolektive të një numri kaq të madh civilësh gjatë protestave.
Sekretari i përgjithshëm i komisionit hetimor, gjykatësi Omar Marvan, tha se përdorimi i municionit të fortë ka vazhduar shumë ditë dhe askush nuk është vënë para përgjegjësisë.
n.e/NOA