English

Konflikti i momentit, plagos 40 vjeçarin dhe prangos autorin

Shkodër, 21 prill 2011, NOA- Policia e Shkodrës brenda një kohe të shpejtë ka mundur të vërë në pranga autorin e një plagosjeje të ndodhur pasditen e sotme.

40 vjeçari me iniciale Astrit Ç, u plagos me thikë në lagjen “Kongresi i Përmetit” duke marrë plagë serioze dhe si rrjedhojë e tyre i dëmtuari ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Sapo është sinjalizuar për këtë rast uniformat blu të qytetit të Shkodrës, mblodhën të dhëna për autorin e plagosjes, duke e identifikuar atë si Ardjan Kazmaj, 26 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi” të Shkodrës.

26 vjeçari u arrestua nga forcat e policisë të këtij qyteti në fshatin Grizhë, të Malësisë së Madhe.

Nga ana e policisë u sekuestrua edhe arma e krimit, në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë sipas uniformave blu, rezulton se ngjarja ka ndodhur, si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, mes të plagosurit dhe autorit.

a.y/NOA

KOMENTE