English

Letrat sekrete - Vrasja e Kenedi, tregoi shumë shumë interes për UFO-t

SHBA, 21 Prill, NOA- Një letër e Kenedit e pazbuluar deri tani drejtuar kreut të CIA-s tregon se presidenti kërkoi të hapeshin dokumentet sekrete mbi UFO-t 10 ditë para vrasjes së tij.

John Fitzgerald Kennedy u vra pasi tregoi shumë interes për UFO-t. Kjo është teoria e William Laster, të cilën e mbështet në librin e tij të ri “A Celebration of Freedom: JFK and the New Frontier". Autori ka deklaruar se ka gjetur disa letra që mbështesin tezën e tij.

Presidenti i SHBA-së kishte kërkuar në mënyrë specifike një hapje të dokumenteve, të cilat mbanin të dhënat sekrete mbi UFO-t. Në një letër drejtuar drejtorit të CIA-s, të datës 12 nëntor 1963, vetëm dhjetë ditë para vrasjes së tij në Dallas, Kennedy shkroi, "Është e rëndësishme të bëhet një dallim i qartë midis asaj që ne dimë dhe asaj çfarë ne nuk e dimë...për të shmangur kështu dhe tensionet me sovjetikët...”

Këto fjalë, sipas Lester, shprehin vullnetin e presidentit për të shmangur tensionet me kundërshtar sovjetike. Në letrën e dytë, dërguar administratorit të NASA-s, presidenti shpreh dëshirën për bashkëpunim reciprok me ish-Bashkimin Sovjetik në aktivitete hapësinore.

“Kennedy - thotë shkrimtari - ishte i shqetësuar se shumë UFO ishin parë në qiellin e Bashkimit Sovjetik Ai ishte i shqetësuar se sovjetikët mund të besonin se ky ishte një sulm nga ana e SHBA-së, dhe se ata ishin pjesë e teknologjisë tonë. Unë mendoj se një arsye që ai donte të merrte në duar këto informacione dhe heqja e kontrollit të NASA-s, ishte për ti thënë sovjetikëve: "Shikoni, nuk jemi ne, nuk është një provokim".

Drejtori i Central Intelligence ka thënë:

Lancer ka bërë shumë pyetje lidhur me aktivitetin tonë, që në nuk mund t’ia lejojmë. Jemi të lutur të dërgoni raportin tuaj jo më vonë se muaji tetor. Ndihmesa juaj në këtë çështje është e rëndësishme...”

Robert Wood, investigator i UFO-ve, thotë; “Kemi angazhuar një kompani mjeko-ligjore për të kontrolluar moshën e bojës dhe gjëra të tjera që kanë lidhje me letrën”.

a.e./NOA

KOMENTE