Pogradec, 21 prill, NOA – Një 22 dy vjeçar është arrestuar nga policia për armë mbajtje pa leje. Reinis Topi lindur dhe banues në fshatin Remenj, komuna Buçimas në Pogradec është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi i është gjetur në makinë një thikë.
Ndalimi i tij është bërë orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen numër 1 në Pogradec. Pas kontrollit që punonjësit e policisë kanë bërë në makinën e tij me targa PG 5104 B, i kanë gjetur armën e ftohtë.
Policia ka arrestuar 22-vjeçarin dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armeve të ftohta”.
a.k/NOA