English

Parashikimi i motit për 22 prill 2011

Tiranë, 21 prill 2011, NOA- Mëngjesi i ditës së premte do të dominohet nga kthjellime në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të jenë zonat verilindore - juglindore. Mesdita do të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar, por vranësira më të dendura do të ketë në zonat malore Lindore të cilat do të gjenerojnë shira të dobët dhe afat-shkurtër.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, edhe pjesa e dytë e ditës do të mbetet me vranësira dhe shira me intensitet të ulët në zonat malore, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të ketë në pjesën tjetër të Shqipërisë. Gjatë natës parashikohet që vranësirat të largohen nga zonat malore dhe për pasojë i gjithë vendi do të jetë sërish i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, ndërsa në vlerat maksimale parashikohet një rënie e lehtë e temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë 2 ballë.

Europa

Edhe nesër, Europa Jugperëndimore do të jetë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë, ku situata problematike do të mbetet në Portugali me rrebesh shiu dhe stuhi ere. Po ashtu vranësira dhe reshje shiu e dëbore do të ketë sërish në Europën Verilindore dhe gadishullin e Skandinavisë. Në kushte të paqëndrushme atmosferike paraqiten dhe në ishujt Britanike. Ndërsa Europa Qendrore, Lindore, Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Spanja, Portugalia alarmojnë për erë të fortë dhe shira intensive

- Norvegjia, Suedia rrezikojnë stuhi ere dhe reshje dëbore

- Ishujt Britanikë do të kenë reshje të dobëta shiu

a.y/NOA

KOMENTE