English

PDIU: Ne, partia e çështjeve të mëdha

Vlorë, 21 prill, NOA – Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet nuk është vetëm partia e çështjeve kombëtare, por edhe partia e përfaqësimit.

Kështu u shpreh kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi elektoral në Vlorë.

Ndërsa deputeti Dashamir Tahiri bëri thirrje që të mbështetet PDIU dhe kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Ardian Kollozi.

Takimi përfundoi me deklaratat e presidentit të Nderit i PDIU-së, Tahir Muhedini, i cili kërkoi mbështetje për të çuar përpara amanetin e të parëve.

“Ne kemi bërë shumë gjatë kësaj periudhe, por na duhet mbështetja juaj që të bëjmë edhe më shumë, të çojmë përpara amanetin e prindërve dhe gjyshërve tanë, të kthehmi në Çamëri”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE