English

Policia: Incidenti në familjen Haxhiu në Kavajë, jo elektoral

Kavajë, 21 prill 2011, NOA – Policia e Kavajës përgënjeshtroi deklarimet në media se se incidenti i para dy ditëve i cënimit të banesës së familjes Haxhiu në Kavajë i përfolur si incident i fushatës të ketë lidhje me fushatën elektorale të 8 majit.

Policia e Kavajës bën me dije se mbrëmë, rreth orës 03.00’ në banesën e prindërve të shtetasit Naim Haxhiu, 34 vjeç, është thyer një xham i dritares së kësaj banese, por se pas këqyrjes së banesës rezultoi se thyerja e xhamit të dritares së kësaj banese, dyshohet se duhet të jetë bërë, nga brenda – jashtë dhe jo si pretendohet nga familjarët.

Sipas uniformave blu të Kavajës përgjatë kryerjes së veprimeve proceduriale në banesë, nuk është gjendur asnjë objekt i fortë, që mund të ketë shërbyer për thyerje apo dëmtim të kësaj banese.

Policia e Kavajës thekson se aktualisht, nga pala e dëmtuar e familjes Haxhiu, nuk është depozituar asnjë kallzim penal në Komisariatin e Policisë së Kavajës, për dëmtim apo shkatërrim prone.

Ndërkohë që vetë Naim Haxhiu, gjatë marrjes në pyetje në polici në asnjë rast nuk ka pretenduar që konflikti i tij midis dy shtetasve, i ndodhur dy ditë më parë në Kavajë, të ketë lidhje me fushatën zgjedhore në Kavajë.

mit/NOA

KOMENTE