English

“Qytetari” në qendër të fushatës elektorale dhe amnistisë fiskale

Tiranë, 21 prill 2011, NOA – ...Ju nuk mund të bini dakord me amnistinë, përderisa nuk amnistoheni ju, përderisa nuk amnistohen politikanët. Ky ligj nuk bën amnistimin e politikanëve, nuk bën amnistimin e veprave penale në kuadrin e krimit të organizuar. Ju po qani këtë dhe nuk ka interesa të tjera për ju veç interesave tuaja dhe forcave tuaja! Po ku konsiston kjo amnisti? Së pari, kjo inisiativë ka në qendër të saj qytetarin...

Nga Ridvan Bode

Projektligji për amnistinë fiskale që po diskutohet dhe do të votojmë sot në këtë seancë është një propozim i hershëm, i rreth dy viteve të shkuara kur i komunitetit të biznesit në disa ndërhyrje, në disa kërkesa dhe reflektonte bazën e zhvillimit të sistemit fiskal dhe të veprimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

Amnistia që ne kemi propozuar dhe që keni ju sot në tavolinë, është një përmbledhje e diskutimeve dhe qëndrimeve që kanë prezantuar komuniteti i biznesit, dhomat e tregtisë, shoqata të ndryshme të organizimit ekonomik dhe tregtar në një seri takimesh të zhvilluara në harkun e dy viteve të fundit. Dhe në gjithë këtë debat të gjerë publik nga ana e qeverisë është kërkuar pjesëmarrja dhe kontributi i opozitës, edhe nga dhomat e biznesit në tryezat e përbashkëta të organizuara nga administrata fiskale janë ftuar përfaqësuesit e opozitës të cilët nuk kanë pranuar të marrin pjesë, nuk kanë pranuar të diskutojnë mundësitë e një amnistie fiskale kaq të nevojshme për ekonominë dhe qytetarët e vendit.

Amnistia fiskale nuk është një shpikje shqiptare është një praktikë dhe një instrument i fundit, i përdorur në të gjitha vendet ku ligji dhe konkurrenca kërkojnë marrjen e masave ekstreme për të shëndoshur situatën ekonomike dhe situatën sociale të një vendi. Ato janë zhvilluar të shumta në një seri vendesh por jo të shpeshta. Kanë qenë shumë periodike, me afate të zgjatura deri kur kanë mbyllur periudha të caktuara të mosveprimit rigoroz të ligjit apo të një situate kur tregu ka funksionuar në mënyrë jo perfekte dhe ku tregu ka qenë jo konkurrues.

Mund t’ju them se në 40 shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pasur njëzet vitet e fundit nga një amnisti. Dhe jo vetëm në Amerikë por edhe në Europë në dhjetë vitet e fundit kanë qenë shtete si : Belgjika, Franca, Irlanda, Italia, Zvicra, që kanë përdorur amnistinë fiskale.

Në Amerikën Latine : Argjentina, Bolivia, Brazili, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuadori, Honduras, Meksika, Panamaja, Peru, Uruguaj: Sic shihni janë një numër i madh shtetesh aty ku evazioni dhe funksionimi i ekonomisë dhe i ligjit ka qenë më i dobët. Në Azi : India, Malajzia, Pakistani, Sri Lanka; si dhe në Paqësor :Australia, Indonezia, Zelanda e Re, Filipinet. që në 10 vitet e fundit kanë përdorur amnistinë fiskale si një instrument për të zgjidhur dhe për të adresuar një sërë çështjesh ët ndryshme.

Për të zbritur te rasti i ekonomisë shqiptare. Përse qeveria ra dakord me propozimin e komunitetit të biznesit për një amnisti fiskale në kushtet aktuale?

Janë disa aspekte:

Me marrjen e kërkesës Ministria e Financave vlerësoi nivelin e përgjithshëm të përputhshmërisë vullnetare të tatimpaguesve nga njëra anë dhe kapacitetet administrative nga ana tjetër.

Një amnisti fiskale nuk mund të ndodhë vetëm për qëllime politike dhe për qëndrime politike, sikurse pretendon dhe argumenton opozita. Një amnisti fiskale nuk është një akt politik por është një akt shumë më i gjerë, me sens ekonomik dhe social që synon të zgjidhë çështje të mëdha të ekonomisë dhe të tregtisë.

Është koha për amnisti sepse kanë ndodhur disa zhvillime në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare vitet e fundit, që e bëjnë të domosdoshme. Këto ndryshime së pari kanë të bëjnë me rritjen e kapacitetit të institucioneve për të zbatuar në mënyrë më rigoroze ligjin. Forcimi i shtetit ligjor nxjerr në dukje dhe shton nevojën e një tolerance momentale. Para dy vitesh, këtu në Kuvendin e Shqipërisë, u miratua ligji antimafie, i cili në tërësinë e tij parashikon një sërë instrumentesh detyruese të cilat kanë nevojë për t’u adresuar.

Ne në amnisti nuk përfshijmë veprat që mbulon ligji antimafia, përndryshe do të kishim nevojën detyruese edhe të votës së opozitës. Ne në amnisti kemi përfshirë vetëm kundravajtjet penale që kanë të bëjnë me : mospagim taksash dhe me fshehje të të ardhurave.

Nga ana tjetër ndryshime të mëdha kanë ndodhur në administrimin fiskal, i cili me taksa 2 herë më të ulëta arkëton në buxhetin e shtetit jo thjesht dy deri në tre herë më shumë taksa të veçanta, se sa 5 -6 vjet të shkuara, por që ka rritur përtej uljes drastike të të gjitha taksave, ka rritur rendimentin fiskal në të ardhurat e buxhetit nga 21 për qind në 27 për qind. Dhe kjo dëshmon rritjen e kapacitetit administrativ. Dhe ky kapacitet administrativ nuk ka të bëjë thjesht me vullnetin e mirë të inspektorëve, punonjësve të administratës fiskale por ka të bëjë me një sërë masash të ndërmarra nga ana e qeverisë për të modernizuar nxjerrjen dhe administrimin e taksave. Tashmë po zbatojmë sisteme nga më modernet edhe pse opozita në mënyrë të vazhdueshme nuk i është bashkëngjitur këtij vullneti të qeverisë për të bërë revolucionin fiskal në të dyja planet : nga ana e administrimit dhe uljes së barrierave.

Megjithatë po zbatohen një sërë reformash me ndihmën e teknologjive më të fundit për të bërë vjeljen e taksave në Shqipëri në parametrat më të mira të vendeve të tjera rajonit. Dhe realisht në disa taksa janë të krahasueshme për nga niveli me ekonomi të rajonit dhe performojnë shumë më mirë. Kjo dëshmon se niveli i administrimit të taksave është rritur në mënyrë të dukshme. Nga ana tjetër, sjellja e tatimpaguesve ka ndryshuar sepse taksat janë ulur në mënyrë të dukshme, sepse klima e biznesit është përmirësuar në mënyrë galoponte. Në vitet e fundit është ulur dy herë e gjysmë taksa korporative Tatimi mbi Fitimin; Është ulur 2.3 herë taksa mbi nivelin e të ardhurave; është ulur me 50 % taksa e punës, nga 30 % në 15 % që paguanin kompanitë. Janë hequr rreth 19 taksa të tjera nacionale janë hequr ose zbutur një sërë tarifash shërbimi në krahasim me 5 vite të shkuara dhe kjo ka bërë që klima për biznesin të përmirësohet dhe kjo ka shtruar nevojën dhe domosdoshmërinë që biznesit të deklarohet, pasi dalja në dritë, pasi pagimi i taksave kushton më pak se fshehja e tyre, se evazioni fiskal, se kostot e nevojshme që vijnë për të përpunuar disa bilance për të fshehur tatimet dhe për të fshehur taksat.

Zonja dhe zotërinj, kanë qenë këto elementë : nga njëra anë rritja e kapaciteteve të administrimit, zbutja e barrierave administrative dhe fiskale që çuan në nevojën e komunitetit të biznesit për të dalë në dritë dhe për të kërkuar legalizimin e kapitaleve dhe amnistimin e tyre.

Për sa më sipër është e vërtetë që amnistia po shoqërohet me falje të gjerë, sepse nuk ka kuptim që detyrimet e viteve të shkuara të lidhura me një periudhë të një evazioni dhe informaliteti të përhapur të ekonomisë të vazhdojnë të qëndrojnë si çekan mbi kokën e bizneseve dhe ekonomisë. Falja shkon në dimensione shumë më të gjera, dhe së bashku të dyja, amnistia dhe falja janë elementët që e bëjnë këtë ligj domosdoshmëri dhe që janë shumë të mirëpritura nga biznesi.

Nga ana e opozitës sikurse shihet edhe nga qëndrimi në seancë, në vend të alternativës opozitare kanë preferuar të përdorin obskurantizmin opozitar, largimin nga nevoja për ta vlerësuar dhe demagogjinë politike.

Ju nuk mund të bini dakord me amnistinë, përderisa nuk amnistoheni ju, përderisa nuk amnistohen politikanët. Dhe ky ligj nuk bën amnistimin e politikanëve , nuk bën amnistimin e veprave penale në kuadrin e krimit të organizuar. Ju po qani këtë dhe nuk ka interesa të tjera për ju veç interesave tuaja dhe forcave tuaja!

Po ku konsiston kjo Amnisti?

Se pari, kjo inisiative ka ne qender te saj QYTETARIN;

Te gjithe ata qytetare qe kane shuma monetare dhe duan ti legalizojne, mund ta bejne kete dhe ti fusin ne banke. Tarifa qe paguajne per kete eshte sa 3% e shumes. Kjo tarife eshte shume me e vogel se interesi ne leke qe japin bankat per depozitimin e shumave. Keto interesa ne varesi te bankes ku depozitohen shumat ne te holla, variojne nga 6.5 – 7.5%.

Te gjithe qytaret qe kane blere pasuri te paluajtshme, toka apo apartamente, dhe qe per shkak te ndryshimit te shpejte dhe shume te madh te tregut te pasurive te paluajtshme vitet e fundit, do te paguanin nje tatim te madh mbi shitjen e pasurise se paluajtshme, mund te bejne rivleresimin e pasurise se tyre me vlere tregu. Tarifa per kete rivleresim eshte 1%. Pra nese nje apartament i blere ne vitin 2002, kushtonte 30 mije USD dhe nese shitet sot kushton 100,000 Euro, ka nje diference ne vlere prej rreth 100,000 USD, cla do te bente qe tatimi ne masen 10% te ishte 10,000 USD. Duke bere vleresimin qytatari do te paguaje vetem 1,000 USD. Kjo behet per te rivendosur ne vend baraine sociale qe solli deformimi i tregut te pasurise se paluajtshme vitet e fundit.

Te gjitha taksat dhe tatimet e qytetareve te papaguara deri ne fund te vitit 2010 falen. Ketu perfshihen dhe taksat e papaguara per makinat si dhe gjobat e makinave.

Detyrimet per pagimin e detyrimeve doganore per makinat e importuara deri ne fund te vitit 2010, u falen gjobat dhe interesat, nese paguhet 50% e principalit te detyrimit.

Energjine elektrike per shtresat ne nevoje deri ne fund te 2006.

Ujin e pijshëm për familjaret deri ne momentin e transferimit te aksioneve tek pushteti vendor, por jo me vone se 2010.

Se dyti, kjo inisiative, behet per biznesin e vogel;

Te gjithe ata qytetare qe jane te regjistruar dhe si biznes i vogel dhe qe deklarojne shuma monetare ne baze te ketij ligji, do te konsiderohen se i kane paguar te gjithe detyrimet tatimore konform ligjit, deri me 31 Dhjetor 2010. Tarifa e ketij legalizimi eshte sa ajo e qytetareve, pra 3 %.

Te gjitha taksat dhe tatimet e biznesit te vogel, te papaguara deri ne fund te vitit 2010, falen.

Te gjithe te vetpunesuarve, u falen sigurimet shoqerore dhe shendetesore dhe gjobat e kamate vonesat e papaguara deri me 31 Dhjetor 2008. U falen gjithashtu dhe 2 vitet e fundit nese paguajne detyrimin e tyre per sigurime per vitin 2011. Kjo kategori nese deshiron te paguaje detyrimet per kontributet, u falen gjobat dhe kamate vonesat per te gjithe periudhen e kaluar.

Personave fizike, biznes i vogel, u falen gjobat dhe kamate vonesat per te punesuarit e tyre, deri me 31 Dhjetor 2010.

Biznesit te vogel i cili eshte pajisur me kase fiskale deri me 28 Shkurt 2011, u falen gjobat e marre per mosvendosjen e ketyre pajisjeve.

Se treti, kjo inisiativë bëhet për biznesin;

Te gjithë kompanitë shqiptare që kanë në bilancet e tyre pasuri të paluajtshme dhe makineri pajisje me vlerë poshtë vlerës së tregut, mund të bëjnë rivleresimin e tyre duke i pasqyruar ne bilancin e vitit 2011. Tarifa per pasurite e paluajtshme eshte 3% e differences qe rrjedh nga rivleresimi dhe 5% per makineri e pajisje.

Biznesit u falet gjithashtu borxhi tatimor e doganor deri me 31 Dhjetor 2008. Për 2009, nëse paguajnë 30% te principalit u falen gjobat dhe kamate vonesat; për 2010, nëse paguajnë 50% te kapitalit, u falen gjobat dhe kamatë vonesat.

Bizneseve qe paguajnë 50% te principalit te borxhit doganor per vitin 2009, u falen kamate vonesat dhe gjobat qe lidhen me kete borxh. Ndersa ata qe paguajnë 100% te ketij borxhi për vitin 2010, u falen interesat, gjobat dhe kamate vonesat.

Bizneseve u falen kamate vonesat dhe gjobat për detyrimet për sigurimet shoqërore e shëndetësore te papaguara.

Bizneseve u krijohet mundësia qe te vetëdeklarojnë detyrimet tatimore e doganore te padeklaruara për periudhën deri me 31 Dhjetor 2010 dhe nëse paguajnë 50% te diferencës qe rrjedh nga ky vetëdeklarim, u falet pjesa tjetër se bashke me gjobat e kamate vonesat qe do te aplikoheshin.

Çfarë nuk është përfshirë ne ketë iniciative?

Siç e pate, detyrimet tatimore e doganore për vitin 2011, si dhe nje pjese e atyre te viteve 2009 dhe 2010, nuk janë përfshirë dhe bizneset duhet qe te përfitojnë nga ky proces qe te normalizojnë njëherë e përgjithmonë marrëdhënien me administratën fiskale. Unë theksoj se ky ligj do te shoqërohet dhe me ndryshime shume te rëndësishme ne ligjin fiskal për mbledhjen me force te detyrimeve, prandaj një kujdes i madh duhet te tregohet nga te gjithë tatimpaguesit ne te ardhmen për pagimin e taksave apo tatimeve.

Nuk do te mund te përfitojnë nga legalizimi i te ardhurave monetare apo nga falja e disa prej detyrimeve tatimore, zyrtaret si dhe personat e lidhur me ta qe kane apo kane pasur detyrimin për deklarim te pasurisë se tyre. Ky ligj ne përgjithësi, nuk do te preke asnjë nga procedurat administrative apo penale qe Inspektorati ka ndërmarrë apo do te ndërmarrë ne te ardhmen.

Dhe se fundi, jashtë këtij ligji mbeten te gjitha ato vlera monetare apo pasuri te krijuara nga krimi i organizuar, trafiku dhe korrupsioni.

Nga ana tjetër, ju deklaroj dhe konfirmoj se kjo është e vetmja amnisti qe do te ndërmerret - Amnistia nuk do të përsëritet më. Ky është një mesazh qe dua ta përcjell edhe një here nga kjo salle për te gjithë qytetaret shqiptare. Kjo amnisti është vija e madhe ndarëse nga nje periudhe tranzicioni prej 20 vjetësh te kulturës se munguar fiskale te zbatimit te ulet te legjislacionit tatimor, te kapaciteteve te ulta administrative tatimore e doganore. Kjo amnisti është vija e madhe ndarëse për te hyre ne një epoke te zbatimit me dore te hekurt te ligjit.

Kjo amnisti fiskale përbën një domosdoshmëri për te çliruar ekonominë tone nga informaliteti, për te çliruar potencialet e saj te pashfrytëzuara . Kjo amnisti shoqërohet me një sere ndryshimesh ne ligjin e procedurave tatimore ne te cilin janë parashikuar një sere masa te renda ndëshkuese e penalitete te larta për te gjithë moszbatuesit e legjislacionit tatimor.

Doja te theksoja rreth qëllimit te amnistisë qe nuk ka te beje me efektet e pritshme buxhetore, pra me rezultatet qe do te jepte kjo amnisti ne buxhetin e shtetit. Nëse ju kujtohet ky debat ka filluar qe ne momentet e linçimit te idesë se amnistisë dhe kjo jo sepse nuk kemi patur ide jo për te ardhura buxhetore, por për një moment qe ishte jo i thjeshte dhe qe kishte te bënte me likuiditetin e sistemit bankar ku niveli i depozitave u pakësua me 680 milionë euro dhe ku ne kishim interesin për te tërhequr ne sistemin tone financiar likuiditete te mjaftueshme për te mbështetur rritjen e ekonomisë dhe ne menduar ne atë kohe qe mund te përdorej amnistia si një instrument ne nje periudhe afatshkurtër te rregullimit te likuiditet te sistemit bankar. Por sikurse e dimë për shkak te keqinterpretimeve u shty përfundimi i asaj nisme dhe tani jemi ne një situate krejt tjetër, ku nuk ka ndonjë synim për te krijuar likuiditet ne sistemin bankar i cili vazhdon te jete tepër likuid, sepse niveli i depozitave është rritur dukshëm ne krahasim me nivelin maksimal te vjeshtës 2008.

Përkundrazi bankat janë overlikuide dhe ka nje mos tërheqja nga ana e projekteve qe ka komuniteti i bizneseve me programet e kreditimit apo kapaciteteve qe ka biznesi për t'u kredituar nga sistemi bankar sipas normave te mbikëqyrjes dhe rregullave qe ka pra nuk ka te tilla qëllime.

Si ministër i Financave me vjen keq qe kjo iniciative nuk u mbështet nga opozita me gjithë ftesat tona te herëpashershme për t’u përfshirë ne diskutimet rreth këtij projekti. Ky debat këtu mendoj se është shansi i fundit ne dobi te vet opozitës qe t’i bashkohet kësaj iniciative.

*Fjala në Kuvend e ministrit të Financave Ridvan Bode

KOMENTE