Tiranë, 21 prill 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, pasditen e sotme u ndal në njësinë bashkiake nr.2 në kryeqytet për të prezantuar kandidatin për këtë minibashki, Artemon Cukalla.
Ai tha se angazhimi kryesor i socialistëve është kujdesi për të rinjtë dhe të rejat, madje shtoi se Tirana qendra e re e rajonit në sajë të zhvillimit të saj.
Nga zona e “Ushtarit të panjohur”, kryesocialisti tha se krahas linjave aktuale të urbanit do të shtohen të reja, duke bërë që komoditeti i udhëtarëve të shtohet.
Ai premtoi gjithashtu edhe vazhdimin e dhënies së bursës për studentët e shkëqlyer.
Rama tha se pensionistët dhe invalidët nuk paguajnë dhe nuk do të paguajnë asnjë taksë ndaj bashkisë. (Vijon..)
a.y/NOA