Tiranë, 21 prill 2011, NOA- Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, deputeti Eduard Shalsi reagoi lidhur me deklaratat e kandidatit të maxhorancës për hipotekimin e pallateve.
Duke iu drejtuar Bashës ai tha se, “Sot ky personazh sa tragjik aq edhe komik së bashku me Saliun dhe Shaban tapinë duhet të jepnin llogari para qytetarëve të Tiranës se pse nuk e ka bërë një proces të tillë për tre vjet resht. Shikoni se çfarë ndodh, sipas një ligji në vitin 2008 kompetenca e lejeve të legalizimit apo të shfrytëzimit i kalonte Aluiznit të Shaban tapisë, Lulit dhe Saliut bashkë. Kjo është letra me të cilën Drejtori i Aluiznit i kërkon Bashkisë së Tiranës ti vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e pallateve të pa hipotekuara, në mënyrë që ai ti legalizonte, ti jepte leje shfrytëzimi dhe për pasojë dhe ti hipotekonte”.
Më tej ai tha se që nga viti 2008 e deri më sot, nuk është bërë absolutisht as edhe një gjë.
Shalsi ka prezantuar gjithashtu edhe disa dokumente të të gjitha pallateve të pa hipotekuara pranë Aluiznit, të cilin ai e cilësoi si të Shabanit, të Saliut dhe të Lulit.
Ai shtoi se, “Për tre vjet rresht ata sorollatën qytetarë e Tiranës dhe tashmë, ky personazh i hedhur në treg nga Saliu, premton se do të bëjë në pak muaj atë që nuk ka bërë në vite”.
Shalsi theksoi se pavarësisht deklarimeve për hipotekime pallatesh, ashtu si gjithmonë edhe këtë herë, gënjehet, mashtrohet dhe tallen me qytetarët e Tiranës.
Duke renditur argumentet e sipërpërmendur dhe disa të tjerë, deputeti socialist apeloi që në 8 maj të ndëshkohen këto veprime.
a.y/NOA