Angli, 21 Prill NOA - Mungon vetëm përgjigja pozitive e Manchester City, pasi sinjalet janë të gjithë në rrugën e duhur dhe priten vetëm të bëhen publikë.
Carlitos Tevez, me sa bëhet e ditur do të jetë përforcim i parë i skuadrës së re të Interit, që mund të drejtohet sërish nga Leonardo.
Në lidhje me këtë marrëveshje Moratti dhe Branca kanë nisur kontaktet e tyre të para dhe kanë krijuar një program për të arritur me sukses këtë marrëveshje.
Me sa duket akordi me lojtarin 27-vjeçar argjentinas është arritur dhe momentalisht tratativa vazhdon të kryhet vetëm me drejtuesit e Manchester City, skuadër e cila ka ndërmend të arrijë në blerjen e Alexis Sanchez të udinezes.
r.b/NOA