English

Xhixho: 8 maji, sfida për të përmirësuar jetesën e qytetarëve

Tiranë, 21 prill NOA – Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë Bashkiake numër 5 në Kryeqytet, Erisa Xhixho, ka premtuar krijimin e hapësirave publike për fëmijët dhe të moshuarit.

Në takimin që ka zhvilluar me banorët, Xhixho ka theksuar se 8 maji do të jetë pikërisht zgjidhja e problemeve dhe halleve të qytetarëve, e cila do të jetë një sfidë e të gjithëve për të ndërtuar diçka bashkë. “Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje politike, por janë zgjedhje për qytetarin, për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të tyre. Xhixho ka premtuar se dëgjimi i halleve të qytetarëve nuk është vetëm pjesë e fushatës, por kjo gjë do të vazhdojë dhe në ardhmen, dhe pas 8 majit në këtë mënyrë çdo gjë do të marri zgjidhje të menjëhershme”, tha Xhixho.

Duke folur për krijimin e hapësirave çlodhëse, Xhixho u shpreh se në drejtimin e njësive vendore do të krijojë të gjitha hapësirat e mundshme.

“Obligimi dhe angazhimi im maksimal do jetë të çliroj gjithë hapësirat publike që t’i vëmë në dobi tuajën. Çlirojmë këto hapësira, çlirojmë dhe stresin tuaj për ambiente çlodhëse, për ambiente për fëmijët tuaj, dhe për nipërit tuja për t’i çliruar nga çdolloj stresi dhe për t’i menaxhuar këto hapësira që kanë ngelur. Kjo besoj se është një nga detyrat kryesore që kryen bashkia, që t’ju japë ju një mundësi për t’u qetësuar, për t’u relaksuar, për të ndenjur me nipërit dhe mbesat tuaja”, tha Xhixho.

Ajo u shpreh se zgjidhja e problemit të hapësirave publike, por jo vetëm, lidhet me zgjidhjen përfundimtare të hipotekave. “Unë kam një angazhim shumë të madh që është dhe problemi juaj i përditshëm, që e kam hasur dhe nga shumë banorë në takimet e mia është dhe çlirimi i një kapitali shumë të madh që do të ndodhë me zgjidhjen përfundimtare të hipotekave që është këtu afër jush”, tha ajo.

Xhixho shtoi se me çlirimin e këtij kapitali do të bëhen të mundura investime më të mëdha, “që do të thotë se biznese të reja do të hapen kjo do të bëjë të mundur që të punësohen dhe njerëz të rinj dhe njerëz, të cilët do të mund të krijojnë një kapital të tyren dhe për familjen e tyre”.

Nga ana tjetër kandidatja për kryetare në Njësinë Bashkiake numër 5, ka theksuar se gara e saj është sfidë për gjithë qytetarët, në mënyrë që të punohet për të ndërtuar diçka së bashku.

“Unë jam e një e re, por që mendoj se kjo është një betejë për hallet dhe për zgjidhjen e tyre, për zgjidhjen e problemeve tona të përditshme dhe unë si banore e kësaj zone jam shumë e angazhuar që kandidatura ime të mos jetë thjesht një sfidë e imja, sepse kjo nuk është një sfidë e Erisa Xhixhos, është sfida e të gjithëve ne për të ndërtuar diçka bashkë” tha Xhixho.

a.k/NOA

KOMENTE