Vlorë, 22 prill, NOA – Shpejtësia e madhe i ka kushtuar jetën një 20-vjeçari nga fshati Skrofotinë në rrethin e Vlorës. Ariston Ago, 20 vjeç ka vdekur pasi është rrëzuar nga motori i tij mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në autostradën e re, në afërsi të fshatit Aliban, në komunën Novosel.
Sipas policisë 20-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një motor “Sprinter”,
kur është rrëzuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është njoftuar edhe ndihma e shpejtë, por goditja ka qenë fatale për 20-vjeçarin.
a.k/NOA