English

Arrestohet në Itali i kërkuari Dadushi, për mospagim taksash

Tiranë, 22 prill 2011, NOA – Arrestohet në Itali shqiptari Genc Dadushi i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mospagim taksash. Lajmin e bëri publik Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tiranës, e cila lajmëroi se dje në provincën e Mazzanos në Itali u arrestua Genci Hyqmet Dadushi, 37 vjeç, lindur në Korçë.

Mësohet se Gjykata e Elbasanit me vendimin nr. 336 të datës 31. 07. 2008 e ka dënuar me 3 vjet burg, Genci Dadushin për mospagimin e taksave dhe tatimeve.

Genci Dadushi u arrestua në 21 prill falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

mit/NOA

KOMENTE