English

Arvizu: Të përmirësohet legjislacioni për dhunën në familje

Tiranë, 22 prill, NOA – Ambasadori amerikan në Shqipëri Aleksandër Arvizu deklaroi sot se ka mangësi në ligjet shqiptare për trajtimin e fenomenit të dhunës në familje. Në një konference të organizuar për dhunën e familje, diplomati amerikan ka theksuar se ky është një fenomen, të cilit shoqëria duhet t’i përgjigjet në masën e duhur.

Ai ka theksuar në gjithë botën, legjislacioni për këtë çështje pëson reformime të herë pas hershme, gjë që duhet të ndodh edhe në Shqipëri.

Arvizu ka theksuar se angazhimi për ketë çështje duhet të bëhet edhe nga ana e shoqërisë civile. Ai ka theksuar se dhuna në familje nuk është vetëm një çështje që u përket organeve vendimarrëse.

“E rëndësishme është që kjo temë të dalë haptazi në publik dhe të flitet për të hapur. Mjaft e rëndësishme mbetet edhe dorëzimi i autorëve që ushtrojë dhunë”, tha Arvizu. Ambasadori i SHBA ka theksuar se është mjaft e rëndësishme që të flitet hapur në opinionin publik për dhunën në familje dhe që autorët të dorëzohen para drejtësisë.

a.k.NOA

KOMENTE