English

Berisha: Edi, i vetmi politikan që kërkon Kryeministrinë, Bashkinë dhe Partinë

Krujë, 22 prill 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij nga qyteti i Krujës ku Kryeministri Berisha prezantoi Shkëlzen Hoxhën si kandidat për këtë bashki, u premtoi banorëve se shndërrimi i këtij qyteti në katër vitet e ardhshme do të jetë kolosal.

Ndër të tjera ai tha se bukuritë e këtij vendi do të ruhen dhe do të përparojnë, pasi shtoi ai rruga e “Aleancës për qytetarin” është rruga e së ardhmes së sigurt dhe rruga e së nesërmes.

Ndërsa duke iu drejtuar kryesocialistit Edi Rama, ai tha: “Pyeteni veten pse shoku Edi e ka zgjedhur këtë rrugë, rrugën e vetme, ai e ka zgjedhur këtë rrugë sepse është i vetmi politikan që kërkon të bëhet kryebashkiak, kryetar bashkie, kryeministër, prandaj ju thotë juve rruga e vetme, por ne do e lëmë atë në rrugën e vetmisë”.

Në mbyllje të takimit ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë këtë koalicion dhe kandidatin për bashkinë e Krujës, duke e cilësuar atë si bashkëpunëtorin e qeverisë që margaritarin e Shqipërisë, Krujën do e kthejë në epiqendër turizimi.

a.y/NOA

KOMENTE