English

Berisha: Teleferiku detyrim për Krujën, margaritarin e rrallë të Shqipërisë

Krujë, 22 prill 2011, NOA- Koalicioni “Aleanca për qytetarin” nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha është ndalur në qytetin e Krujës për të prezantuar kandidatin për bashkinë e këtij qyteti, Shkëlzen Hoxha.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast lideri i maxhorancës tha se, Hoxha është kryetari i ardhshëm i bashkisë dhe gjetja më e mirë për këtë qytet.

Kryeministri Berisha i falënderoi banorët për mbështetjen e dhënë në vite për Partinë Demokratike, madje u premtoi atyre se së bashku me Hoxhën do shtohen investimet, do asfaltohet çdo rrugë, do ndërtohen të gjitha kanalizimet.

“I dashur Shkëlzen, Kruja Europiane meriton dhe Teleferikun dhe ne së bashku do bëjmë që turistët nga mbarë bota të shohin qytetin, detin dhe ambientin përreth. Kruja turistike kërkon punë, kërkon asfaltimin e rrugës së Qafë-Shtamës, do ndërtojmë rrugën Krujë-Tiranë”, iu drejtua kreu i maxhorancës kandidatit Hoxha

Sipas tij katër vitet që vijnë do e gjejnë qytetin në çdo pëllëmbë të tij të asfaltuar si dhe do përfundojnë projektet e ëndërruara të qytetarëve.

Ai e cilësoi Krujën si një nga trashëgimitë më të mëdha të kombit, duke thënë se ky qytet me historinë e tij, me qytetarët, me pazarin e tij qëndron krenar përkrah çdo vendi të zhvilluar të Europës.

Më tej Berisha u premtoi qytetarëve që çdo vit qindra e mijëra turistë nga mbarë bota do të vizitojnë margaritarin e rrallë të Shqipërisë. (Vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE