English

EULEX largon punonjësin që ofendoi shqiptarët në Kosovë

Prishtinë, 22 prill,NOA - Punonjësi i EULEX-it, i cili ishte nën hetime pas akuzave për thyerje të kodit të sjelljes pasi kishte fyer punonjësit vendor duhet të largohet nga misioni.

Lajmi konfimrohet për Radion Evropa e Lirë nga Anne Blanksma, zëdhënës për policinë pranë misionit evropian për sundimin e ligjit.

"Kreu i misionit synon që drejtuesi i ekipit për mbrojtje të afërt duhet të lërë misionin. Ai shtoi se personi në fjalë ka të drejtën e apelit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se pas situatës së krijuar nuk mund të vazhdojë puna si më parë në ekipin e mbrojtjes së afërt ndaj kjo njësi ka qenë objekt i ristrukturimit.

Punonjësit vendor të së njëjtës njësi do të kalohen në detyra të tjera. Vendimet e fundit janë rezultat i një hetimi të brendshëm të EULEX-it. Sipas informacioneve në media punonjësi ndërkombëtar i EULEX-it i kishte fyer kolegët shqiptarë mbi baza etnike e fetare.

Rastin KMLDNJ-ja e kishte cilësuar si racizëm.

a.k.NOA

KOMENTE