Korçë, 22 prill 2011, NOA – Policia e Korçës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë të tre personave që grumbullonin skrap pa leje.
Policia bën me dije se lidhur me këtë rast po procedohen Vasfi Isuf, 46 vjeç, Robert Xoxi 42 vjeç dhe Daniel Isuf 22 vjeç, që të tre banues në lagjen nr. 5 të qytetit të Korçës.
Sipas policisë së Korçës këta shtetas ushtronin aktivitetin e grumbullimit të skrapit pa patur dokumentacionin e duhur.
Të tre personat akuzohen për fshehje të të ardhurave dhe po hetohen nga Prokuroria e Korçës.
mit/NOA